KOMPANIA
Rreth nesh
ARJON SHPK ofron pllaka, parket, pajisje banjoje e hidrosanitare, kuzhina, produkte wellness & spa, materiale ndërtimi dhe ngrohje nën dysheme, me showroom-e në Fier dhe Tiranë.
HISTORIA JONË
Një histori e ndërtuar mbi cilësinë.
ARJON SHPK e nisi aktivitetin në Fier në vitin 1996 dhe, ndër vite, është zhvilluar në një nga emrat e njohur të tregut shqiptar për pllaka, parket, hidrosanitare, materiale ndërtimi dhe zgjidhje për ambiente të brendshme dhe të jashtme.
Rritja e kompanisë është mbështetur te përzgjedhja e produkteve, cilësia dhe marrëdhënia afatgjatë me klientët. Në Fier, ARJON krijoi një showroom me sipërfaqe mbi 2,000 m², duke zgjeruar vazhdimisht gamën e produkteve dhe shërbimeve.
ZHVILLIMI
Nga Fieri në Tiranë.
Në vitin 2014 u krijua Selection by Arjon, duke sjellë në Tiranë një koncept më të kuruar të produkteve premium dhe markave ndërkombëtare.
Përmes bashkëpunimeve me prodhues të njohur ndërkombëtarë, ARJON ka ndërtuar një portofol që bashkon dizajnin, teknologjinë, cilësinë dhe funksionalitetin.
2026 · TIRANË
Një kapitull i ri.
Në vitin 2026, ARJON zgjeroi më tej praninë në Tiranë me showroom-in e ri në Autostradën Tiranë–Durrës, Km 5.
Një hapësirë bashkëkohore e konceptuar për të prezantuar materiale, kombinime dhe zgjidhje për ambiente të ndryshme në një eksperiencë të plotë ekspozimi.
EKSPERIENCA ARJON
Nga produkti te hapësira.
Produktet dhe zgjidhjet ARJON janë pjesë e ambienteve rezidenciale dhe komerciale, nga apartamente dhe vila te hotele, restorante, ambiente retail, wellness dhe pishina.
OFFICIAL PARTNERSHIPS
Official Distributor of International Brands
ARJON brings products and collections from leading international brands to Albania through official distribution partnerships.
NA VIZITONI