← Kthehu te Lajme

Arjon hap showroom-in e ri në Tiranë

Arjon ka inauguruar showroom-in e saj më të ri, një hapësirë moderne prej 2000 metrash katrorë, e konceptuar për t’iu përgjigjur nevojave të çdo familjeje.

Me një eksperiencë 30-vjeçare në tregtimin e produkteve hidrosanitare, pllaka dhe parkete, kompania synon të sjellë më afër klientëve cilësi, përzgjedhje të gjerë dhe çmime të përballueshme.

“Arjon u themelua nga babai im, Jonuz Ismailaj, para 30 vjetëve, në vitin 1996. Historia jonë ka kaluar në shumë etapa, nga fillimet modeste te zgjerimi i gamës së produkteve, te partneriteti me brandet ndërkombëtare”, tha Jona Ismailaj, CEO e Arjon.

Ky investim i ri vjen si përgjigje ndaj kërkesës në rritje të tregut dhe si një mënyrë për të krijuar një eksperiencë më të plotë për klientët.

“Me këtë filozofi është ndërtuar showroom-i i ri. Ne kemi brande ekskluzive si Giordano, Olimpia, por edhe të tjera, të cilat janë më ekonomike për familjet shqiptare”, tha Ismailaj.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë edhe partnerë dhe përfaqësues të markave ndërkombëtare që bashkëpunojnë me Arjon. Mes tyre edhe Andrea Bettini nga Listone Giordano.

“Jemi të lumtur që kemi ndërtuar një partneritet me një kompani serioze si Arjon. Ky është një bashkëpunim i mirë për ne dhe jemi mirënjohës për mundësinë për të qenë këtu, ndërsa shohim se po funksionon me sukses”, shtoi Andrea Bettini, përfaqësues rajonal i Listone Giordano.

Me rastin e hapjes së showroom-it, kompania ka paralajmëruar edhe oferta speciale.

“Uljet fillojnë nga 30, 40, 70% dhe oferta është e vlefshme deri më 10 prill. Kjo ofertë është e vlefshme në të gjitha showroomet tona në Fier dhe në Tiranë”, tha Jona Ismailaj.

Me këtë investim të ri, Arjon rikonfirmon pozicionin në treg dhe angazhimin për të qenë sa më pranë klientëve, përmes produkteve cilësore, hapësirave moderne dhe ofertave të aksesueshme për të gjithë.